KF Dukagjini me perforcime, bëhet me 5 futbollistë të ri

KF Dukagjini është forcuar me 5 futbollistë të ri.

Këtë e ka bërë të ditur vet klubi klinas, ku ka treguar për emrat si dhe sukseset e futbollistëve.

Këta janë futbollistët që iu bashkuan Dukagjinit:

???????????????? ???????????????? ????????????????????ë ????????????????ë ???? ????????????????????????????????????????

Futbollisti, Dren Feka vjen nga klubi gjerman Phönix Lübeck, ndërsa si i ri karrierën e filloj te TSV Bargteheide, pastaj te grupmoshat u17, u19 deri në ekipin e dytë të Hamburgut. Aty ku regjistroj 44 paraqitje duke kontribuar me tre gola dhe 4 asistime. Nga Hamburgu ai kaloj në superligën e Zvicrës ku është paraqitur me klubin e Luzernit. Feka ka edhe gjashtë paraqitje me Kosovën U21.

Mirësevjen Dren Feka.

Dy futbollistët e talentuar vishën bardhëegjelbërt

Dardan Morina dhe Amsal Krasniqi, dytë shtatëmbëdhjetë vjeçar jane bashkuar me Dukagjinin. Dardani vjen nga grupmoshat e klubit tonë, ndërsa Amsali vjen nga skuadra e Vushtrrisë. Ne ju urojmë mirëseardhje Morines dhe Krasniqit, duke ju dëshiruar shumë suksese.

???????????????????????????? ???????????????? ????ú????????????????

Futbollisti, Iran Júnior është futbollisti më i ri i klubit tonë. Ish-anëtari i klubit te Teutës në Shqipëri dhe shumë skuadrave në futbollin brazilian është bashkuar me klubin tonë. Mesfushori me tipare ofanzive në superligën e Kosovës është paraqitur së fundmi me klubin e Dritës dhe të Ulpianes, ku ka pasur paraqitje mjaftë të mira.

Mirësevjen Iran Júnior.

???????????????????? ???????? ????????????????

Futbollisti, Bujar Shabani rikthehet pas një viti përsëri ne Klinë, pas një sezoni të kaluar në klubin e Ferizajit, ndërsa për shumë vite Bujari siç dihet ishte pjesë edhe e klubit të Dritës. Shabani, luan në pozitën e mesfushorit qendror dhe ka një karrierë të pasur ne futbollin tonë.

Mirësevjen Bujar Shabani.