Shqiptari nga Gjermania, Fidaim Brahimi, në ring për ndeshjen e radhës!

Boksieri i njohur shqiptar, Fidaim Brahimi, i cili jeton dhe ushtron aktivitetin e tij sportiv në Gjermani, pritet të rikthehet në ring më 13 dhjetor në qytetin e Shtutgartit, ku do të zhvillojë ndeshjen e radhës, shkruan Klina info.

Brahimi, i njohur për stilin e tij luftarak dhe përkushtimin ndaj sportit të boksit, do të përfaqësojë me krenari ngjyrat kuqezi, duke synuar të vazhdojë serinë e sukseseve në karrierën e tij.

Adhuruesit e boksit shqiptar, si edhe komuniteti shqiptar në Gjermani, presin me padurim këtë përballje emocionuese.

Fidaim Brahimi shpreson që përmes disiplinës, përgatitjes intensive dhe forcës në ring, të dëshmojë edhe një herë talentin dhe vullnetin e tij të hekurt./Klina info/