Qytetarët në Klinë protestojnë kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos, i bashkëngjiten edhe deputetë të VV-së e PDK-së

Qytetarët e Dollcit të Klinës kanë protestuar kundër ndërtimit të fabrikës së Çimentos në fshatin e tyre.

Këtë po e kundërshtojnë banorët e Klinës, pasi ata konsiderojnë se ndërtimi i kësaj fabrike do të shkaktonte ndotje të madhe të rajonit të Dukagjinit.

Pankartat ishin me mbishkrime të ndryshme si “Stop Ndotjes”, “Mos ndërhyni në tokën tonë”, “Fabrika e Çimentos, jo në Klinë”, “Të parët na e lan këtë tokë”, e të tjera.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha si dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ku kjo e fundit është edhe kryetare e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim në Kuvendin e Kosovës.

Protesta ka moton “Klina lule Dukagjini, e jo kancer i Dukagjinit”.

Ndryshe, mbrëmë në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka qenë i ftuar përfaqësuesi i banorëve të fshatit Dollc të Klinës, Visar Rraci i cili paralajmëroi për protestën e sotme.

Rraci tha se organizimin e kanë marrë përsipër që nga momenti kur institucionet lokale hanë hequr dorë për mbrojtjen e ambientit në Klinë.

“Ne jemi pesë anëtarë të grupit organizatorë të cilët nuk kanë krye e fund por jemi të gjithë barabartë. Ne kemi marrë përsipër organizmin dhe mbrojtjen e qytetit në momentin kur institucionet lokale kanë hequr dorë për mbrojtjen e ambientit në Klinë. Nuk ka qenë i nevojshëm një organizon i tillë por ky është një është një organizim i domosdoshëm për të mbrojtur jetën e banorëve në Klinë. Është ‘non sens’ të lejohet një ndërtim i fabrike në përmasa të tilla të ndotjes”, ka deklaruar Rraci.

SHARE