Shpërthen kanalizimi në një lokal në Klinë, lokali mbyllet pasi aroma kundërmon

Një incident sanitar ka ndodhur në një lokal që vepron si kafene në qytetin e Klinës, ku si pasojë e një defekti, ka shpërthyer kanalizimi brenda hapësirës së tualetit, duke dëmtuar ambientet e brendshme të biznesit.

Pronari i lokalit ka ndërmarrë menjëherë hapat e parë duke njoftuar Policinë dhe më pas Inspektoratin komunal,

Për shkak të gjendjes së rënduar sanitare dhe mungesës së ndërhyrjes, lokali është detyruar të mbyllet përkohësisht, duke pësuar humbje financiare.

Rasti ka ngritur shqetësime edhe tek bizneset përreth, ndërsa qytetarët kërkojnë që institucionet komunale të reagojnë me përgjegjësi dhe në kohë ndaj rasteve të tilla, që prekin drejtpërdrejt higjienën publike dhe aktivitetin ekonomik./Klina info/