Shpëlarje parash, ndalohen disa persona që po dërgonin para nga Serbia në Pejë

Policia ka ndaluar në Pejë disa persona të dyshuar për shpëlarje parash.

Prokurori i rastit është informuar se ata kanë sjellë para nga Serbia dhe po i dërgonin në Pejë.

Te të dyshuarit janë sekuestruar një shumë parash.

“Lidhur me rastin, prokurori i rastit ka pranuar një informatë se nga disa persona është sjellë një shumë e parave nga Kopaoniku i Serbisë dhe janë duke u dërguar në Pejë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një shumë parash. Personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.