Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj merr ngjyrat e flakës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadi Nura, ka bërë të ditur se sheshi në qytetin e Skenderajt do të jetë nën ngjyrat e flakës, si simbolikë e netëve të 5, 6 e 7 marsit të vitit 1998.

“Sheshi ynë “Adem Jashari” nën ngjyrat e flakës, si simbolikë e netëve të 5, 6 e 7 marsit të vitit 1998! Kujtim i pavdekshëm!”, shkruan Nura.

Këtë të diel u bën 25 vjet që nga rrethimi i familjes së Jasharëve, në Prekaz.