Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë shënoi Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve.
Me këtë rast, QKMF organizoi një aktivitet të veçantë për qytetarët e Komunës së Klinës, duke vendosur një tendë ku ofruan shërbime të ndryshme shëndetësore.
Me këtë rast, falënderojmë stafin shëndetësor për përkushtimin e tyre të përditshëm dhe për punën e tyre humane në shërbim të popullatës sonë.