SHBA-ja po ua anulon vizat personave që ‘festojnë’ vdekjen e aleatit të Trumpit

Shtetet e Bashkuara po heqin dhe po u refuzojnë vizat njerëzve që festojnë vrasjen e aktivistit konservator, Charlie Kirk, sipas Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.

“Amerika nuk do të mikpresë të huaj që festojnë vdekjen e qytetarëve tanë”, Rubio shkroi në platfoprmën X.

Po kryhen revokime të vizave. Nëse je këtu me vizë dhe përkrah publikisht vrasjen politike të një figure publike, përgatitu të dëbohesh”, shtoi ai.