Sezoni i grumbullimit të Produkteve Pyjore Jo-Drusore ka filluar! 🌿🍄

Tani që sezoni i grumbullimit të produkteve pyjore jo drusore ka filluar, ju rikujtojmë rëndësinë e grumbullimit të qëndrueshëm të këtyre pasurive natyrore.

Kujdesi gjatë grumbullimit ndihmon në ruajtjen e biodiversitetit, mbrojtjen e habitateve natyrore dhe sigurimin që këto produkte të vazhdojnë të jenë të disponueshme edhe në të ardhmen.

Më poshtë mund të ndiqni një video mbi grumbullimin e qëndrueshëm të kërpudhës Chantarellus Cibarius dhe Boletus Edulis, të shpjeguar nga Prof. Fadil Millaku.

Le të kontribuojmë së bashku për një natyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme! 💚