Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkaku i borës

Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit (QKMK) ka njoftuar se rruga PKK Kullë – Rozhajë, në të dy drejtimet, është e pakalueshme për mjetet e transportit të mallrave.

Sipas njoftimit, bllokimi i kësaj rruge ka ardhur si pasojë e reshjeve të dendura të borës në territorin e Mali i Zi.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe transportuesve që të shmangin këtë segment rrugor deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë QKMK-në në numrat: 04519800, 045198606 dhe pa pagesë në 080050095.