Rritet numri i turistëve të huaj në Kosovë, këto janë vendet prej nga vijnë

Sektori i turizmit në vend ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë muajit Qershor 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, numri i vizitorëve është rritur për 12.8%, ndërsa net qëndrimet kanë pasur një rritje prej 15.9%, duke reflektuar interesin në rritje për turizmin në vend.

“Numri i vizitorëve për muajin Qershor, sipas anketës se Hotelerisë Në Republikën e Kosovës, në muajin Qershor 2025, krahasuar me muajin Qershor 2024, numri i vizitorëve ka pasur rritje për 12.8% ndërsa net qëndrimet e tyre kanë pasur rritje për 15.9%”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërkaq dhe numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën është rritur në qershor të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në Qershor 2024, Kosovën e kishin vizituar 36,211 vizitorë të huaj, ndërsa në Qershor 2025 ky numër ka arritur në 39,555, që përbën një rritje prej 9.2%.

Sipas ASK-së, vizitorët e huaj që kanë frekuentuar më së shumti Kosovën vijnë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia