Sqarimi i kryesisë së degës së LDK-së në Klinë lidhur me manifestimin e përvjetorit të themelimit.

Si duket nga manifestimi i përvjetorit të 30 jubilar të Lidhjes Demokratike të Kosovës-Dega në Klinë kanë mbetur të pakënaqur disa përsona. Të paktën ashtu duket nga sqarimi të cilin kjo degë e ka bërë përmes postimit të saj në facebook.
Për më tepër lexoni postimin e tyre më poshtë

Lidhja Demokratike e Kosovës
Dega Klinë

Kryesia e Degës se LDK-së në Klinë në mbledhjen e mbajtur me datën 28.01.2020 i bëri një analizë rrjedhës se manifestimit të mbajtur me datën 23.01.2020,me rastin e Përvjetorit të tridhjetë jubilar të themelimit të Degës së LDK-së në Klinë.
Kryesia e Degës së LDK-së vlerëson se ky përvjetor u shënua më një tubim masiv,madhështor dhe dinjitoz sukurse vetë subjekti ynë që rrugëton qe 30 vjet me dinjitet politik e institucional.
Kryesia e Degës së LDK-së për korrektësinë dhe obligimet qe ka ndaj anëtarësisë sqaron për sa vijon:
1.Në fjalën e rastit që mbajti Kryetari i Degës se LDK-së në shënimin e Përvjetorit është bërë një lëshim pa qellim, krejtësisht teknik dhe njerëzor me ç’rast kur janë përmendur anëtarët e Këshillit inicues të themelimit të Degës se LDK-së janë harruar dhe nuk janë përmendur dy nga themeluesit :Prenkë Gjetaj dhe Zenun Zeqa.
Kryetari I Degës së LDK-së në emrin e tij dhe në emër të Kryesisë se Degës se LDK-së shpreh keqardhjen dhe kërkim-faljen për këte lëshim duke kërkuar mirëkuptim nga të dy themeluesit: Prenkë Gjetaj dhe Zenun Zeqa të cilët njëherit janë anëtar nderi të Kryesisë së Degës se LDK-së në Klinë të dekoruar me Vendim të Kryesisë së Degës me 02 Korrik 2019.
2.Poashtu sa i përket ndarjes se mirënjohjeve për hir të informimit të drejtë dhe për të hequr dilemat e mundshme,Kryesia e Degës se LDK-së sqaron se ishte Vendim i Kryesisë se Degës se LDK-së në bashkëveprim me Kryetarët e Nëndegëve të LDK-së që mirënjohjet në këte Përvjetor të ndahen për tri kategori veprimtarësh:
-Për kontributin e dhënë të veprimtarëve të LDK-së në Këshillin Komunal për Financim , institucion shtetror paralel ky që ishte themeluar nga LDK-ja.
-Për veprimtarët përkatësisht kontibutin e veprimtarëve të Degëve të LDK-së në diasporë për Degën e LDK-së në Klinë ,dhe
-Për zyrtaret të cilët kan bartur funksione në strukturat e Degës së LDK-së dhe sot nuk janë në jetë.
Përzgjedhja e individëve është bërë mbi bazën e propozimeve të strukturave të Degës së LDK-së
Kryesia e Degës së LDK-së falendron të gjitha strukturat dhe gjithë anëtarësin e LDK-së për kontributin e dhënë për organizimin dinjitoz të Përvjetorit të 30 të Degës së LDK-së dhe njëherit kërkon mirëkuptim nëse eventualisht është harruar ndonjë veprimtar nga kategoritë e sipër përmendura.
Kryesia e Degës së LDK-së e siguron të gjithë anëtarësinë e gjerë se në organizimet tjera do të përkujdeset qe të përzgjidhën kategori të tjera të arësyeshme,të merituara dhe me kontribute të pa zëvendësuara.

Klinë, 28.01.2020