Rrahman Rama: Nga Prizreni nisëm fushatën zgjedhore, energjia e fitores vërehet gjithandej

Kandidati për deputet në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka bërë të ditur se sonte nga Prizreni ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Sonte në Prizren nisëm fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Energjia e fitores po vërehet gjithandej, e Prizreni sonte i dha vulë!”, ka shkruar Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ai ka theksuar se mbështetja e madhe e qytetarëve dhe atmosfera e krijuar gjatë aktivitetit janë dëshmi e besimit në programin dhe vizionin e PDK-së.

Rrahman Rama është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 7 në listën zgjedhore.