Reperi i suksesshëm nga Klina, Doksi publikon videoklipin “Gajle”

Edhe një rep-artist i ri po ngjet shkallët e suksesit në skenën muzikore shqiptare.

Është ky Doksi, djali i ri nga Klina, i cili tashmë ka emër në zhanrin rep.

Doksi pas suksesit me bashkëpunimin Skivin e Florianin, ka sjellë projekt të ri muzikor, kësaj radhe solo.

Kënga mban titullin “Gajle”, dhe tashmë videoklipi është lansuar në platformën YouTube.