Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim për ndarjen e 100 eurove për studentët.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se qeveria të cilën ai udhëheq, e ka për bazë interesin e qytetarëve dhe se rritjen ekonomike e ndan me qytetarët.
“Si qeveri e cila ka për bazë interesin e qytetarëve. Tashmë kemi dëshmuar që rritjen ekonomike e ndajmë me të gjithë qytetarët. Sepse kur rritja ndahet ajo shumohet. Në kuader të kësaj ndarje të rritjes ekonomike, me rastin e fillimit të vitit akademik, sot po miratojmë vendimin për ndarjen e 100 eurove për të gjithë studentët, që plotësojnë kriteret që ata dhe familjet e tyre, ta kenë me të lehtë përballimin e kostos”, tha Kurti.