Qeveria Kurti 3 mban mbledhjen e parë sot, ky është rendi i ditës

Me fillim nga ora 10:00 të enjten (sot), kabineti qeveritar do të mblidhet për të parën herë pas formimit.

Në rendin e ditës janë paraparë disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me Bashkimin Evropian dhe me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, pjesë e Bankës Botërore.

Pika e parë ka të bëjë me shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe BE-së për aranzhimet e zbatimit dhe përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (ZKM).
Në shqyrtim do të jetë edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e Parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”, ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Po ashtu, kabineti qeveritar do të shqyrtojë marrëveshjen e kredisë për Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në rend dite janë edhe dy projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim: njëra për Projektin KOMPAS – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë, dhe tjetra për projektin “Edukimi në Fëmijërinë e Hershme dhe Kujdesi për Kapitalin Njerëzor të Kosovës