Publikohen rezultatet për zyrtarët policorë që iu nënshtruan testit për togerë

Zyrtarë të shumtë policorë iu nënshtruan sot një testi me shkrim për gardën toger në Policinë e Kosovës.

Tashmë Policia e Kosovës ka bërë të ditura edhe rezultatet e këtij testi, me të cilat mund të njoftohen të gjithë ata që iu nënshtruan testit, transmeton Indeksonline.

Për hapat e mëtejmë lidhur me procesin e intervistës së ardhshme zyrtarët do të informohen ndërkohë.

Postimi i plotë:

Gjeni të bashkangjitur listën e rezultateve nga testi me shkrim për gradën toger i mbajtur me datë 04 dhe 05 Shkurt 2020.
Për hapat e mëtejmë lidhur me procesin e intervistës me gojë dhe skenar do të informoheni me kohë.
Obligohen sektorët e resurseve në të gjitha nivelet që këtë listë ta publikojnë në tabelën e shpalljeve.