Pse banorët e fshatit Rixhevë sontë kanë ndezur zjarrë ?!

Veprimtari i qeshtjes kombëtare i këti fshati, Hajdin Morina në një postim në facebook tregon pse sonte kanë ndezur zjarrë bashkë me banorët e fshatit Rixhevë !
Postimi i ti i plotë :

Ende në këto momente, në mal mbi fshatin Rixhevë, me nja 20 djem të lagjes sime, e cila lirisë i fali mjaft vite burg, disa ushtarë të UÇK-së, dy dëshmorë të kombit, por nga pushteti i pasluftës pothuajse nuk fitoi asgjë, sepse në traditën tonë stërgjyshore është që të mos bëhemi rrodhe të partive politike, të cilat asnjëherë nuk e patën prioritet Kosovën, por interesin politik, interesin personal, nepotizmin, shkeljen e Ligjit, bajraktarizmin dhe dominimin mbi shtetin për të cilin ranë sa e sa bij e bija të popullit tonë.

Pra në mal pa asnjë brengë politike, por me dhimbje për varfërinë dhe fatin e keq të qytetarëve të Kosovës,
pa asnjë hall të spiunëve e të servilëve politikë që janë në gjendje t’i hipin Kosovës në shpinë për ta lëpirë një asht a për ta fituar një zallogë.

Pra në mal mbi fshat, aty ku ndizen zjarre çdoherë për 7 Marsin e Epopesë së Jasharëve e të UÇK-së.

I urojmë shëndet Kosovës dhe qytetarëve të saj që ta përballojnë edhe këtë betejë me virusin e padukshëm që po shkakton vdekje gjithandej botës.

Prej zjarrit lind Jeta dhe prej zjarrit lindin Epokat.