Profesori i njohur dr.Lulzim Dragidella lë Gjermaninë për të kandiduar për Klinën

Ka kohë që partitë e tjera kanë nominuar kandidatët e tyre për Komunën e Klinës, përveç Lëvizjes Vetëvendosje!

Sipas burimeve tona, Lëvizja Vetëvendosje tashmë është përcaktuar për kandidatin e saj. Profesori i njohur Dr.Lulzim Dragidella do të jetë kandidati i LV-së për Klinën.

Siç tashmë edhe dihet LV ka mbështetjen më të madhe të mërgates, por, edhe kandidatin e saj e ka përzgjedhur pikërisht nga mërgata.

Dr.Lulzim Dragidella do të braktisë Gjermaninë si dhe Universitetin ku ligjëron, vetëm që të rikthehet në vendlindjen e tij dhe të jap kontributin e tij.