Prof.Dr Lulzim Dragidella ngushëllon familjen Boja për humbjen e Dr.Rexhepit

Rexhep Boja nga fshati Kërrnicë i Komunës së Klinës ka vdekur sot. Dr. Rexhep Boja ishte dekan i Fakultetit të Studimeve Islame, ish-kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe ambasador i Kosovës në Arabinë Saudite. Ai është autor i disa librave në fushën e religjionit Islam, si dhe lobues i madh në vendet e Lindjes.

Humbja e tij është humbje e madhe për Klinën, por mbi të gjitha për shtetin e Kosovës. Andaj, shfrytëzoj rastin që t’u shprehë ngushëllime familjarëve e shokëve të Dr. Rexhepit, si dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.