Predha godet shtëpinë e një qytetari në Klinë, policia nis hetimet

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar më 10 gusht 2025, rreth orës 10:30, nga Gj. D., i cili ka njoftuar policinë se predha kishte goditur fasadën e shtëpisë së tij.

Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me ndonjë person dhe nuk ka parë askënd të dyshimtë, por ka dëgjuar një të shtënë, pa mundur të përcaktojë drejtimin nga erdhi.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore dhe krim-tekniku, i cili ka dokumentuar rastin dhe ka sekuestruar predhën si provë materiale.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, është iniciuar rast penal për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.