Kryetari aktual i Komunës së Klinës dhe kandidati për një mandat të ri nga radhët e AAK-së, Pr. Dr. Zenun Elezaj, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore.
Gjatë një tubimi të mbajtur në fshatin Stapanicë, në konakun e kandidatit për Kuvendin Komunal, Rrustem Pantina, Elezaj prezantoi programin dhe vizionin për mandatin e ardhshëm para banorëve të zonës.
Njoftimi i tij i plotë:
Në Stapanicë, në konakun e kandidatit tonë për Kuvendin e Komunës, Rrustem Pantina, u takuam me banorët e fshatit për të prezantuar programin dhe vizionin tonë për mandatin e ardhshëm, vizion që do të konfirmohet me fitoren e 12 tetorit.
Mbeshtetja e madhe që po marrim në çdo fshat, lagje e vendbanim të Klinës, na jep besim se fitorja e Aleancës është e padiskutueshme.
Klinasit e dinë kush ka punuar dhe dinë të vlerësojnë.
Me 12 tetor e festojmë fitoren e madhe.