Policia u kërkon ndihmë qytetarëve për gjetjen e Filiq Slavisa, i akuzuar për krime lufte

Sektori për Hetimin e Krimeve te Luftës ka dalë me kërkesë për ndihmë nga qytetarët, për gjetjen e Filiq (Vojislav) Slavisa, i cili është duke u kërkuar për veprën penale: Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile.

Kërkesa për bashkëpunim vjen pas dështimit të përpjekjeve për arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunkatë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– Sektori per Hetimin e Kriveve te Luftes  tel.044 220 106

– Qendra Operative –DDP  tel.044 500 404

– E-mail adresa: [email protected]