Policia shqipton 2010 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2010 gjoba trafiku.

Kështu bëjnë me dije statistikat e policisë në raportin e tyre, njofton Paparaci.

Ndërkaq aksidente me të lënduar janë 12 e me dëme materiale 26.

Shtatë persona janë arrestuar në 24 orët e fundit, ndërsa pesë janë dërguar në mbajtje. Dy të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.