Policia në Klinë arreston 4 persona që u përfshin sot në konflikt fizik

Sot gjatë ditës, në qendër të Klinës ka ndodhur një konflikt fizik mes disa të rinjve, i cili ka shkaktuar shqetësim te qytetarët e pranishëm.

Sipas informatave, rasti ka ndodhur në afërsi të shkollës fillore “Ismet Rraci”, ku pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë së Kosovës janë arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në konflikt, derisa dy të tjerë janë arrati.

Të arrestuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente. Policia nuk ka dhënë ende detaje shtesë lidhur me shkaqet e konfliktit apo gjendjen e personave të përfshirë.

Hetimet janë në vazhdim./Klina info