Policia kap në flagrancë dy të dyshuar duke vjedhur pjesë të veturave

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar në Prishtinë, pasi që janë kapur në flagrancë duke vjedhur pjesë të veturave, në pronësi të ankuesit mashkull kosovar.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.