Policia jep detaje për aksidentin në Murgë të Skenderajt, ku një person u rrokullis me traktor

Sot një rast të rëndë në fshatin Murgë të Skenderajt, ku një person ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e një aksidenti me traktor.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se viktima është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

“Reth orës, 19:20, Është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Murgë të Skenderajt, një mashkull kosovar është rrokullisur me traktor. Si pasojë lëndime ka pësuar ngasësi traktorit i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë”, tha Zahiti për Sinjalin.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës së Mjekësisë Familjare në Skenderaj bëjnë të ditur se i njëjti është dërguar atje në gjendje të rëndë, prandaj i njëjti është transferuar në QKUK.