Planet Berisha dhe Rexhep Morina në mesin e 8 boksierëve nga Kosova që do të marrin pjesë në Turneun e Shkupit

Federata e Boksit të Kosovës, po vazhdon me gara sipas kalendarit vjetor. Bëhet e ditur se gara e radhës do të mbahet në Shkup më 28 maj 2023, në kuadër të Turneut Ndërkombëtar “Arena Kup”.
Në këtë turne do të marrin pjesë tetë boksierë nga Kosova, tre junior dhe 5 të rinj.
Ekipin e Kosovës do ta udhëheqin selektori i të rinjëve (Youth) Besim Brahimi dhe selektori i juniorëve Besnik Vranovci.
Drejtësinë do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar IBA Latif Demolli.
Ajo që vlen të ceket është se në mesin e tetë boksierëve, dy janë nga Klubi i Boksit Dukagjini, Rexhep Morina 60kg dhe Planet Berisha 67 kg.
Kjo është lista që ka publikuar Federata e Boksit, me emrat e boksierëve që do të jenë pjesëmarrës në Shkup.
JUNIOR – 2007 / 2008
Boxer 52kg ELDAR ALIU
Boxer 57kg. DENIS KRASNIQI
Boxer 70kg LUAN MORINA

YOUTH -2005 / 2006
Boxer 57kg LUMTURIM XHOXHAJ
Boxer 60kg. REXHEP MORINA
Boxer 67kg. PLANET BERISHA
Boxer 71kg. LEKË JUNIKU
Boxer 86kg. ARNIS DAUTAJ