Plagosja e dy personave në Prishtinë, policia me detaje

Nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së martës u plagosën dy persona në rrugën “27 Nëntori”, në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës edhe njëri nga të plagosurit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarve, të cilit i është konfiskuar një pistoletë.

Tutje në raport bëhet e ditur se i plagosuri pas marrjes së tretmanit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë qëlluar me armë zjarri dy viktima meshkuj kosovarë. Njëri prej të plagosurve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarave, atij i është konfiskuar një pistoletë  dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë meshkuj kosovarë. Rasti në procedurë hetimore.