Përfundon pjesa e parë parë: Dukagjini në epërsi ndaj Ferizajt

Përfundon pjesa e parë parë: Dukagjini në epërsi ndaj Ferizajt

Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes mes KF Dukagjini dhe FC Ferizaj, e vlefshme për javën e 22-të të AlbiMall Superliga, shkruan Klina info.

Skuadra nga Klina po udhëheq me rezultat 1-0 pas 45 minutave të para, falë golit të realizuar nga Hekuran Berisha, i cili i dha avantazhin vendasve në këtë sfidë të rëndësishme.

Loja po zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, aty ku Dukagjini u rikthye këtë të shtunë me synimin për të shfrytëzuar faktorin fushë dhe për të siguruar pikë të plota përballë një kundërshtari si Ferizaj.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhë pjesa e dytë e këtij dueli mjaft të luftuar.