Pejë: I dehur hyn në stacionin policor dhe kanos zyrtarët, arrestohet

Policia në Pejë mbrëmë ka arrestuar një person në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

I dyshuari nën ndikimin e alkoolit ka shkuar në stacionin policor në Pejë dhe ka kanosur tre zyrtarë policorë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.