Peja e kalon me lehtësi pengesën nga Rozhaja në Ligën Ballkanike

Peja ka shënuar fitoren e pestë të stinorit në BIBL, duke kaluar lehtë pengesën nga Rozhaja, Ibri, ndaj të cilëve krijoi avantazh herët në takim dhe ndeshjen e çoi pa telashe deri në fund.

Verdhezinjtë shënuan fitore 73-84 [10-24, 16-24, 29-19 dhe 18-17].

Më efikasit te Peja kanë qenë Richard Jackson e Drilon Hajrizi.

I pari kreu ndeshjen me double-double prej 20 pikëve e 13 kërcimeve, ndërsa i dyti dha 18 pikë në fitoren e ekipit të tij. E Henrik Sirko kontribuoi me 17 pikë tjera e 5 kërcime.

Me këtë fitore, Peja ka arritur në bilancin prej 5-3 pas 8 ndeshjeve të zhvilluara në BIBL, ndërsa Ibri tash ka bilanc 3-4 dhe në ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt pret Rahovecin, dy ditë pas.