PDK në Klinë, me në krye Sokol Bashotën, hap fushatën për zgjedhjet lokale

Sokol Bashota hap fushatën në Klinë, i mbështetur nga figura të njohura të PDK-së

Në qytetin e Klinës është bërë hapja zyrtare e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me kandidatin për kryetar të Komunës, Sokol Bashota.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe figura të njohura të kësaj partie, si deputetët Enver Hoxhaj dhe Blerta Deliu, të cilët i dhanë mbështetje publike kandidatit të tyre për komunën e Klinës.

Hoxhaj dhe Deliu thane edhe disa fjalë rasti.

Pas takimit të parë me qytetarët, drejtuesit dhe kandidatët e PDK-së bënë një shetitje simbolike në qytet. Më pas, aktiviteti u zhvendos në një restorant lokal, ku u mbajt një koktej rasti.

Gjatë këtij takimi, Sokol Bashota u zotua se do të angazhohet me përkushtim për zhvillimin e qytetit dhe për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët.

Ai theksoi se përvoja e tij dhe mbështetja e ekipit të PDK-së janë garanci për një qeverisje më efikase lokale.

/Klina Info/