Pas Rrahmanit, Napoli arrinë marrëveshje edhe me një shqiptar tjetër

Sipas Gianluca Di Marzio, klubi italian Napoli ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.

Sipas këtij gazetari, këto dy klube kanë arritur marrëveshjen për 20 milionë euro plus 4 milionë euro në bonuse, transmeton Indeksonline

Ashtu sikur Rrahmani edhe Kumbulla do të qëndrojë te Verona në formë huazimi deri në qershor.

Kurse gjatë ditëve në vijim edhe pritet zyrtarizimi i transferimit të futbollistit shqiptar.

Kujtojmë që Marash Kumbulla është vetëm 19 vjeçar mirëpo me paraqitjet e tij ka lënë përshtypje te disa klube evropiane./klinainfo