Pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë në moshën 31 vjeçare, Durim Krasniqi nga fshati Drenoc I Malishevës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar, Salih Morina

Postimi I plotë:

Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se, pas një sëmundjeje të rëndë, sot ndërroi jetë nipi ynë më i dashur, Durim Krasniqi (Drumi), në moshën 31-vjeçare.

Durimi ishte djalë i urtë, i qetë, i sinqertë dhe gjithmonë i afërt me familjarët, dajët, shokët dhe miqtë. Ishte punëtor i palodhshëm, i cili jetoi dhe punoi për disa vite në Slloveni, por kurrë nuk e harroi familjen dhe vendlindjen e tij në Dernovc të Malishevës. Ai kontribuoi shumë për familjen dhe për fshatin e tij.
Dy muaj më parë, gjatë vizitës në Kosovë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua papritur. Fillimisht mori ndihmën e parë në QKMF Malishevë, më pas u trajtua në QKUK në Prishtinë, në repartin e kujdesit intensiv.
Me rekomandim të mjekëve, Durimi vazhdoi trajtimin në Spitalin e Ljubljanës në Slloveni, ku qëndroi për afër dy muaj dhe iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale, por fatkeqësisht nuk arriti ta fitojë betejën me sëmundjen.
Në emër të familjes falënderojmë të gjithë mjekët në Malishevë, Prishtinë e Lubjanë, si dhe punëdhënësin e tij në Slloveni, Leutrim Blakaj, për kujdesin dhe përkushtimin maksimal që tregoi për shërimin e Durimit.
Lamtumirë, nipi ynë i dashur Durim. Nuk e besuam kurrë që do të na lëshoje kaq herët. Do të mbetesh gjithmonë i paharruar në kujtimet dhe zemrat tona.
Allahu të shpërbleftë me Xhenet.
Shpirti yt i bardhë pushoftë në paqe.