Gjykata merr vendim, Rrahim Hashimi dënohet me 3 vjet e 9 muaj burg, Kadri Rexhepi me 3 vjet

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Kadri Rexhepin dhe Rrahim Hashimin të akuzuar për mashtrim të Faton Dalladakut lidhur me ndërtimin e një spitali në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Gjykata e ka dënuar me 3 vjet e 9 muaj Hashimin, kurse Rexhepin me 3 vjet.

Prokuroria e Ferizajt kishte ngritur aktakuzë në mars të vitit 2018 ndaj Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit për mashtrim.

Aktakuza thotë se prej dhjetorit të vitit 2011 e deri në korrik të vitit 2012, të akuzuarit Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, së bashku me Ekrem Likën, i cili është në arrati, kanë mashtruar tani të dëmtuarin Faton Dalladaku duke u prezantuar si njerëz të afër të Kadri Veselit dhe Xhavit Halilit përmes Kadri