Parashikimi i motit, temperaturat arrijë deri në 14 gradë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më të shtuara pritet të jenë në orët e mëngjesit.

Siç raporton Meteo Kosova, në disa vende mund të ketë edhe mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14 Celsius.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-22 kilometër në orë.