Parashikimi i motit për sot

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-41 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 27°C.