Parashikimi i motit

Gjatë ditës së enjte në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat mbeten tipike dimërore, me vlera të ulëta në të dy ekstremet.

Ato do të sillen nga -1 e deri në 6 gradë Celsius.

Ditëve të ardshme na pret mot kryesisht stabil dhe me rritje graduale të temperaturave ditore. Mëngjeset ende do të jenë me ngrica, por më të buta.