Para ndeshjes së Conference League, Dukagjini nënshkruan me futbollistin e Kosovës

Albion Pllana është futbollisti i radhës që ka nënshkruar me Dukagjinin.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi nga Klina, përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.

Pllana luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe vjen nga skuadra e Trepçës ’89, me të cilën është paraqitur në pesëdhjetë ndeshje, duke realizuar tri gola dhe tri asistime.

Pllana është aktivizuar edhe me kombëtaret U19 dhe U21 të Kosovës.