ASHNA thotë se nuk ka ndodhur asnjë vjedhje në këtë institucion

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) ka reaguar pas raportimeve se janë vjedhur disa pajisje teknike në Aeroportin e Prishtinës.

Sipas ASHNA-s nuk ka ndodhur asnjë vjedhje në këtë institucion dhe se operimet janë duke u zhvilluar normalisht.

“Ky sqarim vjen pas publikimit të lajmit në disa media për vjedhjen e pajisjeve të radarëve në Aeroportin e Prishtinës, duke përdorur si ilustrim me qëllim ose pa, foton e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ku më pastaj shumica e mediave janë drejtuar në ASHNA për të kërkuar detaje se si ka ndodhur rasti”, thuhet në reagimin e ASHNA.

Policia e Kosovës sot në mëngjes ka raportuar se janë vjedhur disa pajisje të radarëve në Aeroportin e Prishtinës.