Pamje nga aksidenti në qendër të Prishtinës: Vetura e Policisë bëhet ‘copa’

Janë publikuar pamje nga aksidenti në qendër të Prishtinës.

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mbrëmë në Prishtinë.

Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë e Policisë dhe një taksi. Të lënduar kanë mbetur katër persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

“Rreth orës 00:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku melëndime në rrugën “Xhevë Lladrovci në Prishtinë. Në aksident janmë përfshirë dy vetura, si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.