Home Blog Page 119
Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Hani i Elezit-Ferizaj-Prishtinë. RTV21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se autostrada nga Brezovica deri te dalja për Ferizaj është bllokuar. Në aksident janë përfshirë dy vetura.
Prokuroria dhe Policia e Kosovës po zhvillojnë një aksion të gjerë në rajonin e Prishtinës për të luftuar shërbimet ilegale të ofrimit të botoksit. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, aksioni po zhvillohet në 15 lokacione, me qëllim sekuestrimin e provave që dyshohet se lidhen me “keqpërdorim të detyrës”, “ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore” dhe “tregti e ndaluar”. Sipas...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë marrë pjesë të mërkurën në përurimin e akseleratorit të ri dhe bunkerit në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), një projekt që cilësohet si investimi më i madh i këtij viti në këtë institucion shëndetësor. Vlera e përgjithshme...
Me një bagazh të pasur profesional dhe politik, Agron Bacaj përfaqëson përvojën, seriozitetin dhe përkushtimin ndaj shërbimit publik. Me 23 vite përvojë pune në pozita udhëheqëse në Qeverinë e Kosovës dhe 4 mandate rresht i zgjedhur asamblist me votat e qytetarëve të Klinës, ai sjell siguri, stabilitet dhe vizion në përfaqësimin politik. PËRVOJA PROFESIONALE • Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Komuna...
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar nënshkrimin e kontratës kornizë, për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobil HUMVEE Hawkeye. Kontrata u nënshkrua me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake – AM General, raporton IndeksOnline. “Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje...
Për herë të katërt brenda të njëjtit vit, shumica e subjekteve politike në Kosovë, do të zhvillojnë fushatën e tyre zgjedhore në kërkim të mbështetjes së votuesve. Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe atyre lokale të 12 tetorit dhe 9 nëntorit, subjektet politike do të kërkojnë sërish mbështetjen e votuesve në zgjedhjet e parakohshme. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...
Hoxha dhe humanisti Halil Kastrati ka ndërmarrë një veprim humanitar në Komunën e Malishevës, pas njoftimit për një të moshuar që jetonte i vetëm dhe në kushte të rënda jetese. Sipas njoftimit, i moshuari ishte i braktisur nga familja dhe i harruar nga shoqëria, duke jetuar në kushte të papërshtatshme dhe të padenja për jetën njerëzore. I rënduar nga varfëria dhe...
Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar zyrtarisht kandidatët për deputetë në një ngjarje të mbajtur në Prishtinë, ku u bë e ditur se Shqipe Pantina dhe Astrit Desku janë bashkuar rrugës politike të LDK-së. Sipas njoftimit të LDK – Degës në Klinë, dy kandidatët u prezantuan në mesin e 109 kandidatëve për deputetë për Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit. Shqipe Pantina,...
Rinia Demokratike e Klinës ka zhvilluar një takim me kandidaten për deputete nga Klina që mban numrin 62 në listën e PDK-së, Arta Pantina, ku u diskutua për rolin e të rinjve në politikë dhe angazhimin e tyre në proceset vendimmarrëse. Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, në këtë takim morën pjesë edhe kryetarja e Rinisë Demokratike dhe njëherit...
Kandidati për deputet me numër 7 në listën e PDK-së, Rrahman Rama, ka zhvilluar takime me strukturat e partisë në disa fshatra, duke vlerësuar lart mobilizimin dhe energjinë e qytetarëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka bërë të ditur se sonte është pritur në një atmosferë të mrekullueshme në fshatrat Novolan, Brusnik, Kollë, Vërnicë dhe Bukosh. “Atmosferë e mrekullueshme...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS