Home Blog Page 101
Pas reshjeve të fundit të borës, kompania e kontraktuar nga Komuna e Klinës ka nisur menjëherë punimet për pastrimin e rrugëve që janë në përgjegjësi komunale. Situata në terren po monitorohet vazhdimisht nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente. Sipas njoftimit zyrtar, aktualisht të gjitha rrugët në territorin e komunës janë të kalueshme dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht. Ekipet komunale...
Kryetari i degës së PDK-së në Baden-Württemberg të Gjermanisë, Shahin Dervishaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo degë, nën arsyetimin se ‘dega u përça nga individë të caktuar të Kryesisë së PDK-së’. Ai shkruan: I nderuari Kryetar i PDK-së, z. Bedri Hamza, E nderuar Kryesi e PDK-së, Të nderuar përkrahës të PDK-së në përgjithësi, dhe përkrahës të mi në veçanti, Në frymën e përgjegjësisë politike...
NJOFTIM Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton opinionin publik se, për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe kushteve të vështirësuara në disa zona të vendit, ka marrë vendim që fillimi i procesit mësimor të shtyhet deri më 12 janar 2026. Si pasojë e vërshimeve dhe situatës së rënduar në shumicën e komunave, si dhe e qarkullimit të...
Gjatë ditës së djeshme dhe deri në orët e vona të natës, në territorin e Komunës së Klinës kanë qenë të pranishme të gjitha strukturat emergjente për shkak të vërshimeve. Ekipet ishin në terren duke u dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe në zonat me rrezik të lartë nga vërshimet. Në këto intervenime morën pjesë: Kryetari i Komunës së Klinës,...
Banorët e fshatit Zajm kanë paralajmëruar organizimin e një proteste tjeter paqësore të premten, më 9 janar 2026, ne ora 10 para objektit të Gjykatës së Klinës, në shenjë pakënaqësie ndaj përkthimit të tokave të tyre në emër të personave nga vende të tjera, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarëve legjitimë. Kjo protestë vjen pas një tubimi të ngjashëm...
Reshjet e konsiderueshme të shiut nga 3 deri më 5 janar 2026 kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të niveleve të ujit në pjesën perëndimore të Kosovës, veçanërisht në pellgun e Drinit të Bardhë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se lumenjtë që burojnë nga Alpet Shqiptare, përfshirë Erenikun, Bistricën e Pejës, Bistricën e Deçanit dhe lumin e Istogut, kanë shënuar...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Bazuar nga rezultatet e përditësuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje e ka fituar edhe një mandat. Sipas kalkulatorit për mandatet në Kuvend, VV do të ketë 57 deputetë. Kjo ka bërë që PDK të humbë një mandat, duke rënë në 22 deputetë. Kurse të LDK dhe AAK nuk ka...
Pas reshjeve të fundit të shiut, në fshatin Pogragjë, konkretisht në lagjen Toplanaj, gjendja e shtyllave elektrike është tejet e mjerueshme dhe shqetësuese. Shtyllat janë të dëmtuara dhe të anshme, duke paraqitur rrezik serioz për banorët, kalimtarët dhe pronat përreth. Banorët shprehin shqetësim të madh dhe kërkojnë intervenim urgjent nga institucionet përkatëse, në mënyrë që të shmanget ndonjë incident i...
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar se sot, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qëndrim Millaku, si dhe drejtorin Qemajl Sejdija, ka vizituar zonat e prekura nga vërshimet, me qëllim të vlerësimit të gjendjes në terren. Sipas tij, ekipet e angazhuara nga Komuna e Klinës kanë qenë të pranishme gjatë gjithë ditës në terren,...
Ndërmarrja publike Trainkos Sh.A. ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rrëshqitje e gurëve, dhe si pasojë treni i ditës së sotme në relacionin Klinë-Prishtinë nuk do të mund të qarkullojë. Sipas njoftimit, treni Pejë-Prishtinë do të vazhdojë të qarkullojë nga nesër, me datë 06.01.2026, sipas orarit të rregullt.

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS