Home Blog Page 1002
Kombet e Bashkuara kanë miratuar mbrëmë kërkesën e Turqisë për ndryshimin e emrit në Türkiye, ka konfirmuar zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së, Antonio Guterres. Kërkesa zyrtare për ndryshim të emrit të vendit në gjuhët e huaja, ishte dërguar nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu. Vendimi për ndryshimin e emrit ka hyrë menjëherë në fuqi, e siç raportojnë mediat...
Ditët e fundit kanë qenë të shpeshta rastet kur Policia e Trafikut Rrugor është penguar, kërcënuar e sulmuar, nga qytetarët që janë gjobitur për kundërvajtje në trafik. E një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në fshatin Kijevë të komunës së Malishevës. Zyrtarët policorë kanë ndalur një veturë në një pikë kontrolli, pasi që shoferi kishte shkelur rregullat në...
Nga Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë pretendojnë se Policia e Kosovës nuk i ka lejuar që të kryejnë liturgjinë në Kishën e Shpëtimtarit në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Famulltari Stanisha Arsiq, ka thënë për “Kosovo-Online” se Policia ua ka ndaluar në mëngjesin e së enjtes të kryejnë ritet në nder të Festës së Shpëtimtarit. Lidhur me këto pretendime ka reaguar...
Kosova sonte me fillim nga ora 18:00 do ta luajë ndeshjen e parë të edixionit të ri në Ligën e Kombeve (Nations League). “Dardanët” do të luajnë përball Qipros. Ekipi i Alain Giresse, gjendet në grupin e 2-të të Ligës C, “Kaltër e verdhët” do të synojnë të arrijnë rezultate sa më të mira. Ndërkaq tre ditë më pas në “Fadil Vokrri”...
Në tetor 2019, një person asokohe 20-vjeçar me BMW M5 të tij qe përplasur me një makinë Ford në Dietikon ZH. Shoferja 42-vjeçare e Fordit dhe vajza e saj katër-vjeçare kishin pësuar plagë të rënda. Vonë në mbrëmjen e të mërkurës Gjykata e Qarkut e Dietikonit ka shpallur aktgjykimin: i riu kosovar është dënuar pa kushte me 46 muaj burg,...
Kryesues i Kuvendit Komunal në Klinë dhe ish Komandanti i UÇK-së, Fadil Gashi përmes një postimi në FB ka thënë se data 6 Qershor e vitit 1998, mbetet në kujtesën tonë dhe historinë e re të Kosovës si datë e lavdis dhe krenarisë në shërbim të atdheut , ngase në këtë ditë themeluam Shtabin Lokal të UÇK-së "LIRIA"...
Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në Dollc të Klinës. Në pamjet e siguruara shihen veturat e aksidentuara. Ende nuk dihet për të lënduar.
Me datë 04.06.2022 në ora 13:00 në fshatin Dresnik të Klinës, do të mbahet inaugurimi i shtatores së Heroit të Kombit, Gjon Mark Qun Mataj. Me këtë rast familja Mataj fton qytetarët të marrin pjesë dhe ta nderojnë figurën e kombit që kontribuoi e dha shumë për vendin tonë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në fund të muajit qershor do të mbahet mbledhja e radhës mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Në lidhje me këtë, Kurti u ka kërkuar të gjitha ministrive që t’i konsiderojnë me prioritet të lartë cështjet  e fushave dhe temave të marrëveshjeve me Shqipërinë dhe t’i kenë draft-marrëveshjet...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Carrabreg të komunës së Deçanit, ku një i ri është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se i ndjeri është Shkëlqim Dobraj 27-vjeçar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS

x