Organizata e Dalur nga Lufta në Klinë me Kryetari Hajdin Balaj, familjarë, shokë dhe bashkëluftëtarë, sot bënë homazhe dhe nderime për dy dëshmorë të rënë 26 vite më pare, Sinan Morina e Bedri Berisha.
Homazhet u mbajtën në fshatin Gllarevë, në vendin ku qëndron pllaka përkujtimore pranë shkollës ku kishin jetuar dëshmorët. U vunë kurora me lule në nder të dëshmorit Sinan Morina nga fshati Rixhevë.
Gjithashtu, lule u vendosën edhe te varrezat e dëshmorëve në Grabanicë, në nderim të dëshmorit Bedri Berisha nga fshati Volljak i Klinës, i cili ra dëshmor po ashtu para 26 vitesh.
Përmes këtyre homazheve, u përkujtua me nderim dhe krenari sakrifica e dëshmorëve për lirinë e atdheut./Klina info/