Osmani takohet me ambasadoren e ShBA-së në OKB, flasin për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadoren e ShBA-së në kombet e Bashkuara, Linda Thomas Greenfield, e cila njëkohësisht është anëtare e kabinetit të presidentit të ShBA-së, Joe Biden.

Osmani tha se me Greenfieldin, u takuan në kuadër të Samitit ShBA-Afrikë, ku u fol për situatën e sigurisë në rajon.

“Sot, në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë, në takim me të diskutuam për situatën e sigurisë në rajonin tonë si dhe për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha Osmani.

Më tej, Osmani tha se Greenfield është një personalitet i jashtëzakonshëm me vlerësim dhe përkushtim të lartë për avancimin e vazhdueshëm të raporteve Kosovë – ShBA.