Osmani në Ankara, ceremonia inauguruese për rizgjedhjen e Erdoganit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë inugurusë të presidentit të Turqisë, Erdogan.

E para e shtetit, ka thënë se gjatë kësaj ceremonie, me liderë të tjerë ka bashkëbiseduar për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët.

Postimi i plotë:

Dje në Ankara, në ceremoninë inauguruese, e përgëzova Presidentin Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen, duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona. ???????? ????????

Gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, bashkëbiseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët