Organizatat e Dala nga Lufta, Dega në Klinë nderojnë Epopenë e UÇK-së

Në përkujtim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizatat e dala nga lufta, dega në Kline, sot zhvilluan një sërë aktivitetesh përkujtimore.

Ceremonia nisi me vendosjen e kurorave të luleve pranë shtatores së Mujë Krasniqit në qendër të Klines. Më pas, delegacioni i organizatave bëri homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Grabanicë, duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

Dita përfundoi me vizitë në Prekaz, në familjen Jashari, vendin e heroizimit dhe të sakrificës së familjes që u bë simbol i rezistencës dhe lirisë së Kosovës.

Ky aktivitet ishte një shprehje e respektit të vazhdueshëm për kontributin dhe gjakun e derdhur nga dëshmorët e luftës për liri dhe pavarësi.