Operacioni te Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, këta janë të arrestuarit e deritashëm

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar një operacion te Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, dhe në disa lokacione tjera në komuna të ndryshme.

Burimet e IndeksOnline brenda këtij operacioni kanë thënë se deri tani në pranga ka përfunduar Agim Nuha, drejtoria për autorizimin e pagesave dhe një femër.

Varësisht rreth hetimeve, mund të këtë të arrestuar tjerë.